Tentativë grabitjeje te posta në Shkodër/ Autori futet me thikë e kapuç, kërcënon punonjësen por del pa gjë

19:28, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tentativë grabitjeje të postës, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës, teksa një person me kapuç dhe me thikë në dorë ka kërcënuar një punonjëse të postës, por nuk ka arritur të marrë gjë.

Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale brenda postës.

Në  vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, ndërsa siç shihet nga pamjet autori ka thyer xhamin e kontaktit brenda pikës së Postës Shqiptare në qytetin e Shkodrës.

Policia nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës së grabitjes dhe identifikimin e autorit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco