Lajmi i fundit

Zyrtare: Bien sanksionet, Sali Berisha njoftohet se mund të udhëtojë drejt SHBA-ve

Goditet një 'call center' i paligjshëm në Tiranë, 53 persona të përfshirë, 4 të arrestuar

09:39, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Hold on”, duke zbuluar një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku dyshohet se ushtrohej veprimtari e paligjshme e mashtrimit kompjuterik.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë katër persona që dyshohet se organizonin dhe drejtonin aktivitetin.

Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura me dhjetëra poste pune, u kapën në flagrancë edhe 49 punonjës, ndaj të cilëve nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Policia sekuestroi 107 pajisje elektronike, mes tyre kompjuterë, celularë dhe iPad, që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e mashtrimeve.

Njoftimi/ DVP Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”.

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.

Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient.

Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.

Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco