VIDEO/ Vlorë, makina merr flakë tek Uji i Ftohtë, bllokohet qarkullimi

20:39, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor.

Makina ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe brenda pak minutash është përfshirë totalisht nga zjarri.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin.

Dyshohet se, zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco