Dalin pamjet e sulmit me armë me kallashnikov të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Rrilë të Lezhës. Pamjet e siguruara nga gazetari i Syri.net, Elton Qyno tregojnë përmasat e frikshme të sulmit me kallashnikovë mbrëmjen e 1 shkurtit 2026.
Në video duken 2 persona me xhupa dhe me kapuçë në kokë që qëllojnë drejt berberhanes me breshëri automatiku, shumë afër dyqanit.
Autorët e dyshuar që hapin zjarr mbi berberanën e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjestarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre, dyshohet se janë pjestarë të fisit Ndokaj.
Në videon e siguruar ekskluzivisht nga Syri.net duket kur njëri afrohet ngjitur me dyqanin dhe qëllon me breshëri, ndërsa ecën pas nuk ndal breshërinë. Më pas ai fshihet pas një makine të bardhë. Ndërkohë autori i dytë edhe ai duket me automatik në dorë qëllon shumë pranë dyqanit dhe më pas largohet nga ana tjetër e rrugës.
Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me Kallashnikovë nga jashtë lokalit’, shkruan gazetari Artan Hoxha në postimin e tij në Facebook.
Pamjet e frikshme janë prova se vetëm zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberanës dhe jashtë saj, në një hapsirë prej 10 metrash katrorë.
"Të frikshme përmasat e sulmit me Kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës. Fuqia e zjarrit ndaj berberanës së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine" komenton dhe gazetari Artan Hoxha.
Në atentat mbetën të plagosur pronari i berberhanes Sokol Daci, dhe Merando Nikula. Objektivi i sulmit ishte Merando Nikulaj, i cili u plagos në këmbë dhe ndodhet ende në kërkim. Ndërkohë policia ka identifikuar si autorë 3 personat Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka
Efektivi Besart Kovaçi është arrestuar për shpërdorim detyre, pasi ka qëlluar me armë drejt agresorëve dhe mbetet e paqartë roli i tij.


© SYRI.net