Vodhi dosjet e SPAK si pjesë e një grupi kriminal, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili shkon në GJKKO

10:46, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është paraqitur sot në GJKKO.

Mësohet se sot mbahet seanca paraprake.

Lexo edhe: Hakeruan sistemin e SPAK e përgjuan si 'grup kriminal'! Në GJKKO dosja e ish kreut të Burgjeve e bashkëpunëtorët

SPAK thotë në dosje se Agim Ismaili, Arnold Rrokaj me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT dhe Zambak Gjoni, me profesion jurist, ish-zyrtar i burgjeve kanë vepruar si 'grup i strukturuar kriminal' duke hyrë në mënyrë të  paautorizuar në sistemin kompjuterik të SPAK dhe përgjuar dosjet. 

SPAK ka zbardhur dhe rolin e secilit prej tyre por nuk ka dhënë informacion se cili ishte interesi i këtyre tre personave të marrin të dhëna nga dosjet e 3 prokurorëve.

Ka qenë Arnold Rrokaj i cili ka hakuar sistemin dhe materialet ia ka dërguar Zambak Gjonit dhe Agim Ismailit, të cilët i kanë shperndarë më pas tek persona të tretë.

SPAK thotë se hakeri kishte përgjuar dhe dosjen e vetë  Agim Ismailit i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan në një kohë të shpejtë (brenda 24 orësh) dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore. Arrestimi i tyre u krye në prill 2025 dhe ata vijojnë të jenë nën masën 'arrest me burg' ndërsa Agim Ismaili u hetua në gjëndje të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco