E rëndë në Belsh/ 65-vjeçarja humb jetën pasi u kafshua nga qeni i fqinjëve

E rëndë në Belsh/ 65-vjeçarja humb jetën pasi u kafshua nga qeni i fqinjëve

20:41, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga qeni i fqinjëve.

Viktima, Emine Agolli, banuese e fshatit Çërragë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në këmbë si pasojë e kafshimit të qenit..

Sipas informacioneve paraprake, qeni i përkiste një banori të zonës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë ligjore të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco