Rreth 400 banorë të fshatit Terovë, në bashkinë Maliq, prej më shumë se dy javësh po përballen me një problem serioz lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm. Uji që del nga rubinetat është i ndotur dhe me erë të rëndë, duke u bërë i papërshtatshëm për konsum, gatim dhe përdorim të përditshëm.
SYRI TV
Uji i papastër në rubinetat e shtëpive nxori në protestë këtë të martë, banorët banorët e fshatit terovë në bashkinë maliq që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Për shkak të ndotjes së ujit, familjet janë detyruar të gjejnë alternativa, kryesisht duke e blerë atë të ambalazhuar, çka ka rritur ndjeshëm shpenzimet dhe ka vështirësuar jetesën e tyre.
Sipas kryeplakut, rrjeti i ujësjellësit nuk ka probleme teknike, ndërsa burimi i ujit, i cili është në funksion që prej vitit 1977, nuk ka pasur më parë situata të ngjashme. Ai shprehet se dyshohet që reshjet e shumta të ditëve të fundit mund të kenë ndikuar në cilësinë e ujit, por ende nuk ka një sqarim zyrtar nga autoritetet.
Problemi nuk prek vetëm fshatin Terovë, por është shtrirë edhe në fshatin Pendavinj, po në bashkinë Maliq. Në total, rreth 1000 banorë ndodhen pa ujë të sigurt për përdorim dhe kërkojnë zgjidhje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
© SYRI.net