Një shtetas nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në flagrancë në dalje të Republikës së Shqipërisë, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e efektivëve.
42-vjeçari, G. K., banues në Maqedoni, akuzohet për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa automjeti i tij është sekuestruar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi:
Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me automjetin e tij, shtetasi G. K., 42 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku gjatë procesit të regjistrimit i është kërkuar që, së bashku me automjetin, të kalonte për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.
42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.