Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur afër teqesë, kapen 16 emigrantë në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur afër teqesë, kapen 16 emigrantë në Korçë

20:22, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia Kufitare ndaloi 16 emigrantë të paligjshëm, të moshave dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një godinë pranë teqesë së Qatromit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

Menjëherë pas njoftimit nga Policia Kufitare, në vendngjarje mbërriti ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë mjekësore emigrantit të dëmtuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet nga Policia Kufitare e Korçës janë intensifikuar, me qëllim jo vetëm evidentimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe identifikimin e personave që i ndihmojnë ata të lëvizin drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit.

Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa 16 emigrantët janë shoqëruar drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco