EMRI/ Aksident në segmentin Pukë-Qelëz, Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagoset shoferi

EMRI/ Aksident në segmentin Pukë-Qelëz, Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagoset shoferi

20:20, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, ku një makinë tip ‘Audi’ ka përfunduar i përmbysur 10 metra poshtë rrugës kryesore.

Pas ndihmës së dhënë nga kalimtarë të rastësishëm, shoferi Bardhok Pushtrija, 49-vjeç u dërgua në spitalin e Shkodrës për ndihmë të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco