Mirlinda e AKSHI-t kërkon lirinë nesër në Apel

Mirlinda e AKSHI-t kërkon lirinë nesër në Apel

18:39, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Apeli i GJKKO ka caktuar datën 3 shkurt për zhvillimin e seancës gjyqësore ndaj ish-drejtoreshës së AKSH-së, Mirlinda Karçanaj, lidhur me ankimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, të caktuar më herët nga GJKKO.

Seanca do të mbahet në orën 11:00. Ankime kundër masave të sigurisë kanë paraqitur gjithashtu edhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi, si dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë edhe ankimin e tre biznesmenëve Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Sipas SPAK, Mirlinda Karçanaj dyshohet se ka kryer veprën penale ‘shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike’, e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me Hava Delibashin dhe persona të tjerë.

Në kuadër të kësaj dosjeje, janë shpallur në kërkim edhe biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco