Fillimi i punimeve për ndërtimin e një resorti turistik në Baks Rrjoll nga kompania Gener2 ka ngritur në protestë banorët e fshatit këtë të hënë.
Ata akuzojnë ministren Belinda Balluku për lejen që i ka dhënë investitorit Bashkim Ulaj për ndërtimin në pronat e tyre. marrëveshja për çmimin e blerjes nuk shkoi deri në fund dhe ata sot ankohen se ndërtuesi po kërkon tu marrë pronën me force.
Punimet ndaluan dhe banorët u thane Policëve që shkuan në vendin e ngjarjes se me dokumenta ajo tokë u takon atyre dhe asgjë nuk do të bëhet në të pa miratimin e tyre.
SYRI TV
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll, pranë Velipojës në Shkodër, kundërshtojnë resortin "Blue Borgo" të biznesmenit Bashkim Ulaj, i cili mbulon 146 hektarë tokë ranore. Ata frikësohen për tjetërsime pronash dhe dëmtim mjedisi, duke protestuar kundër lejes së firmosur nga ministrja Belinda Balluku në janar të ketij viti.
Banorët kanë bërë padi në gjykatë dhe kallëzime penale, por leja e ndërtimit u zbardh rishtas në janar të këtij viti, duke sfiduar kundërshtimet. Kompania "Aba Blue Borgo" kërkoi adresë zyrtare në zonë, duke sinjalizuar fillim punimesh të mundshme.
Banorët e zones nuk është hera e pare që protestojnë kundër investimeve të ngjashgme që i konsiderojnë të padrejta dhe të pakonsultuara më pare me ta si aktorë që preken drejtpërdrejt. në prill të 2025 ata madje u përplasën me policinë dhe përfaqësues të firmës ndërtuese Gener 2 që u shfaqën në zone me rruspa për të filluar punën për pastrimin e vendit. Protestat vazhduan me bllokimin e rrugës dhe dërgimin e çështjes deri në SPAK ku kërkonin tzë hetohej në dokumentacionin që firma kishte bërë publike për blerjen e tokave në zone.
© SYRI.net