Operacion antidrogë në Milano, kapen 70 kg hashash dhe 75 mijë euro cash! Në pranga shqiptari dhe rumuni

Operacion antidrogë në Milano, kapen 70 kg hashash dhe 75 mijë euro cash! Në pranga shqiptari dhe rumuni

12:31, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia italiane ka çmontuar një tjetër grup të trafikut të drogës i përbërë nga ekstrakomunitarë dhe që dyshohet se drejtohej nga shqiptarë.

Një ngarkesë prej 70 kilogramësh hashash të cilësisë së mirë dhe 75 mijë euro cash u sekuestruan, ndërsa në pranga ranë 2 persona; një shqiptar dhe një rumun.

Aktiviteti organizohej kryesisht në banesa dhe në një garazh të kthyer në laborator, ku bëhej përpunimi i saj.

Policia tha se aksioni u shtri kryesisht në Bergamo, por edhe në zonat e Milanos, i nisur prej 26 janarit, ku u krye një tjetër goditje me sasi kanabisi dhe valutë të konsiderueshme të sekuestruar, si dhe 2 shqiptarë të prangosur si përgjegjës.

Një kontroll rutinë u shndërrua në një sekuestrim të madh të shtunën pasdite në zonën Fulvio Testi të Milanos. Oficerët e Stacionit të Policisë Greco Turro ndaluan dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një 26-vjeçar me precedentë kriminalë, në Via Giolli, të cilët po drejtonin një makinë me gomë të shpuar. Sjellja e dy burrave dhe disa mospërputhje në shpjegimet e tyre i shtynë oficerët të hetonin më tej.

Gjatë kontrollit personal, 26-vjeçarit iu gjetën në posedim 5,800 euro në para të gatshme dhe një palë çelësa të lidhur me një garazh aty pranë. Ky detaj ngjalli dyshimet e oficerëve, duke i shtyrë ata të kontrollonin garazhin.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia vuri re menjëherë një erë të fortë hashashi që vinte nga brenda. Një kontroll në garazh konfirmoi dyshimet e tyre: brenda ishin të fshehura 20 blloqe me hashash , me një peshë totale prej 1.7 kilogramësh , si dhe 75,645 euro në para të gatshme , të ndara në pako.

Kurse të dielën u njoftua finalizimi i një tjetër goditjeje në Bergamo me 2 të arrestuar të tjerë, 70 kg hashash dhe 75 mijë euro cash të kapura në flagrancë, informon media italiane.

Dyshohet se rrjeti i trafikut është edhe më i madh dhe po punohet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë. Operacioni drejtohet nga Njësia Antidrogë e Milanos dhe Bergamos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco