VIDEO/ Shpërthen shtylla elektrike te ‘Fuat Toptani’, panik te qytetarët, bllokohet rruga

22:00, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën ‘Fuat Toptani’ në Tiranë, ku një shtyllë elektrike ka shpërthyer në flakë, duke bllokuar rrugën me kabujt elektrikë të lëshuar në tokë. E gjithë kjo situatë ka krijuar gjendje paniku te qytetarët e lagjes dhe ata që po frekuentonin rrugën.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e SYRI-t, ‘shpërthimi i shtyllë elektrike ka shkaktuar bllokimin e plotë të lagjes dhe krijimin e trafikut të rënduar dhe se kjo situatë ka rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve, si dhe ka shkaktuar panik dhe pasiguri në komunitet’.

Denoncimi i qytetarit:

Unë banor i zonës së rrugës Fuat Toptani,denoncojmë një ngjarje shumë të rrezikshme të ndodhur si pasojë e lidhjeve të keqija dhe neglizhencës në rrjetin elektrik.

Si rezultat i këtyre problemeve, një shtyllë elektrike ka shpërthyer, duke shkaktuar bllokimin e plotë të lagjes dhe krijimin e trafikut të rënduar. Kjo situatë ka rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve, si dhe ka shkaktuar panik dhe pasiguri në komunitet.

Përveç rrezikut të menjëhershëm për jetën e njerëzve, ngjarja tregon qartë mungesë mirëmbajtjeje, kontrolli dhe përgjegjësie nga institucionet përkatëse që duhet të garantojnë sigurinë e rrjetit elektrik dhe të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco