Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në qendër të Rrilës, në Lezhë.
Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur shtetasi Sokol Daci, rreth 30 vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
Gazetari i Syri tv mëson se, ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane, ku dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
© SYRI.net