Syri Tv sjell pamjet me dron nga ‘Kthesa e Dragostunjës’ pjesë e aksit nacional Librazhd- Qafë Thanë ku masivi shkëmbor dhe inertet e rëna nga shpati i malit kanë bllokuar trasenë e rrugës në të dyja kahet.
Qindra makina me pasagjerë qëndrojnë në pritje prej më shumë se 5 orësh dhe nuk dinë se deri kur do të lirohet rruga.
Masivi i madh gurësh dhe dheu ra rreth orës 11:00 duke bllokuar totalisht rrugën në të dy drejtimet, duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve. Dëshmitarët që ndodhen atje flasin për një trafik kilometrik që ka kalaur 10 km, në të dyja anët.
Dy eskavatorë dhe një fadromë po pastrojnë trasenë e rrugës nga inertet ndërsa ka dhe 2 eskavatorë lart në shpatën e malit që po hedhin pjesën tjetër të masivit I cili nuk është I qëndrueshëm dhe nuk jep siguri për kalimin e mjeteve.
Nga informacionet nga vendi I ngjarjes që raporton gazetarja e Syri Tv, Margarita Mëhillka mësohet se do duhet ende për të pastruar në mënyrë që të fillojë qarkullimi në të paktën njërin kah. Ndërkohë mes dhjetra makinave ka dhe familjarë e fëmijë që po presin me orë të tëra të bllokuar.
Bllokimi tek ‘Kthesa e Dragostunjës’ka bllokuar aksin nacional Tiranë –Korçë.
© SYRI.net