Aksi nacional Tiranë - Korçë gati 5 orë i bllokuar - qytetarët presin të hapet rruga: Qeveria e ka djallosur

14:30, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shembja e gurëve dhe dherave tek Kthesa e Dragostunjës ka bllokuar plotësisht qarkullimin në aksin Librazhd-Qafë Thanë, rruga kryesore nacionale që lidh Tiranën me juglindjen, Korçën e Pogradecin dhe më tej me Maqedoninë e Veriut.

Qindra makina janë në pritje prej orës 11:00 kur dhe ka ndodhur rrëshqitja e dherave dhe e shkëmbinjve masivë që mund të rrezikonte dhe jetë njerëzish.

Syri Tv sjell dëshminë e qytetarëve që u gjendën atje dhe vijojnë të presin që rruga të hapet.

“Unë nuk e pashë shembjen, por një shofer na bëri me drita. Ishte me Benz. Na e bëri me drita për të na informuar që po rrëshqiste dheu. Kemi shpëtuar për 10 minuta. Ishim nja 100 metra larg.  Ai me benzin shpëtoi për pak”

“Unë isha 100 metra larg. Në moment pamë malin. Një tjetër shpëtoi mirë, desht Zoti. Kemi 2 orë që presim”

“Kemi 5 orë të bllokuar. E kanë djallosur me qeveri... Jemi të sëmurë. Asnjë njeri nuk ka thënë asgjë. Ne po presim këtu brenda. Por nuk dimë asgjë” thotë një I moshuar që ndodhet në makinë së bashku me familajrët e tij.

Të bllokuar kanë mbetur dhe qytetarë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin nisur të shkonin drejt Qafë Thanës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco