Një situatë shqetësuese është krijuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve nga mali duke bllokuar plotësisht rrugën e automjeteve.
Mjetet e rënda që kanë shkuar në vendngjarje për hapjen e rrugës, kanë nisur tashmë të rrëzojnë gurët nga lartësia e shpatit të malit, e më pas të vijojnë zhbllokimin e rrugës.
Kjo situatë është kthyer në një problem të përsëritur gjatë dimrit, pasi herë pas here gurë të mëdhenj shkëmborë janë shkëputur nga mali, duke rrezikuar në jo pak raste edhe jetën e udhëtarëve.
Aksi Tiranë-Korçë, tek 'Kthesa e Dragostunjës' vijon të jetë i bllokuar prej orës 11:00.
© SYRI.net