Zjarri i shkrumboi shtëpinë, familjarët: Na u dogj gjithçka, nuk kemi mundësi ta rindërtojmë

11:53, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja dalin nga zjarri që përfshiu një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq, ku një familje me vështirësi ekonomike mbeti pa strehë. Flakët kanë shkatërruar plotësisht katin e dytë të banesës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Djali i familjes Saliu, tregon se zjarri ka shpërthyer në katin e dytë, ndërkohë që asnjë pajisje elektrike nuk ishte e ndezur:
Isha në gjumë, ndërsa prindërit ishin në kuzhinë. Zjarri nisi lart, në katin e dytë. Nuk kishim asgjë të ndezur. Kati i dytë u dogj komplet. Jemi 7 pjesëtarë, por në momentin e zjarrit ishim 4 në shtëpi. Nuk kemi mundësi ta rindërtojmë, na u dogj gjithçka. Kërkojmë ndihmën e shtetit”, ka thënë ai.

Edhe vëllai i kryefamiljarit shprehet se banesa dyshohet të jetë përfshirë nga flakët për shkak të një defekti elektrik:
Më thanë që u dogj shtëpia, dyshohet nga korenti. Shtëpia ishte e kompletuar, kanë punuar gjashtë muaj vetëm për ta ndërtuar. Nuk kanë mundësi ta rindërtojnë. Janë familje pa të ardhura, shkojnë vetëm disa muaj në fshatin Argos për të punuar e për të siguruar diçka për shtëpinë. Tani nuk kanë asgjë. Kërkojmë ndihmë nga bashkia e Maliqit, qoftë ushqime apo rroba”.

Familjarët apelojnë për ndihmë nga institucionet vendore dhe shtetërore, pasi familja ka mbetur pa asnjë mjet jetese dhe pa mundësi për të rindërtuar banesën e djegur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco