FOTO/ Digjet një banesë në Zvezdë të Maliqit, dëme të mëdha materiale

FOTO/ Digjet një banesë në Zvezdë të Maliqit, dëme të mëdha materiale

09:37, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq, duke përfshirë plotësisht gjithë banesën. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar menjëherë familjarët e banesës, duke i ndihmuar të dalin jashtë në kohë dhe pa pësuar dëmtime.

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse të bashkisë Maliq, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve materiale pas shuarjes së plotë të flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco