Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Four”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, duke zbardhur katër raste të vjedhjes në automjete në qytet.
Si rezultat i veprimeve hetimore, analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka identifikuar dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 42 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sipas Policisë, 42-vjeçari dyshohet se është autor i vjedhjeve të ndodhura më 31 janar 2026, në katër automjete të ndryshme në qytetin e Korçës.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon celular i markës iPhone 13 Pro Max, një shumë parash dhe sende të tjera.
© SYRI.net