Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë.
Çumani ka ndërruar jetë në spital ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh.
Mbrëmjen e së martës, dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij dhe plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkaku i plagosjes është bërë një vajzë. Çumani i ka dërguar disa mesazhe vajzës, e cila ishte në një marrëdhënie me Indrit Ferrën.
Një ditë para ngjarjes, vajza ishte takuar me Indritin dhe kishin shkuar edhe në një lokal. Gjatë kësaj kohe, asaj i kishin shkuar sërish mesazhi nga Çumani dhe u pikas nga Ferra.
Pasi ka përcjellë për në banesë vajzën, Indriti kishte marrë djalin e xhaxhait, Dorianin dhe së bashku kishin vajtur tek Çumani.
Ai ka dalë pasi është thirrur nga dy kushërinjtë. Fillimisht, ata e kanë rrahur dhe pastaj është qëlluar me pistoletë në brinjë. Plumbi e ka përshkuar tejpërtej duke e plagosur rëndë.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa dy kushërinjtë janë në kërkim nga policia.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
© SYRI.net