SYRI TV/ Balta izolon 100 familje në lagjen Lulaj në Varibob, banorët: Rruga e pakalueshme, këta tallen me ne

15:49, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një segment rrugor prej 1.5 kilometrash në  lagjen Lulaj në fshatin Varibob  të Fierit prej vitesh është kthyer në makthin e 100 familjeve që jetojnë në këtë zonë.  Banorët thonë se premtimet për asfaltimin e rrugës kanë mbetur vetëm në letër, pasi ky segment rrugor  vijon të jetë  në gjendje të mjerueshme.

SYRI TV

Një rrugë prej 1.5 kilometrash, e pashtruar prej vitesh në lagjen Lulajt të fshatit Varibob, është kthyer në një makth të përditshëm për rreth 100 familje. Banorët thonë se premtimet për asfalt kanë mbetur vetëm në letër, ndërsa rruga vijon të jetë  në gjendje të mjerueshme

Problemet janë të shumta. Rreth 20 fëmijë hasin vështirësi për të shkuar në shkollë, ndërsa banorët tregojnë se shpesh ata përballen edhe me tallje nga bashkëmoshatarët për shkak të rrobave të ndotura nga balta.

Të zhgënjyer nga mungesa e reagimit, banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat dhe nuk përjashtojnë mundësinë e daljes në autostradën Levan–Tepelenë, deri në bllokimin e saj, nëse nuk merren masa konkrete për shtrimin e këtij segmenti rrugor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco