Një burrë do të përballet me gjyqin pasi mohoi vrasjen e një 63-vjeçari në Britaninë e Madhe, teksa po udhëtonte në mënyrë të rrezikshme me makinë.
Kirurgu dentar Tom Wallace vdiq në një autostradë në Gillingham rreth orës 12:10 të pasdites më 29 dhjetor në një aksident me makinë.
Të premten e 30 janarit, në Gjykatën e Kurorës Maidstone, Albert Matraxhiu, mohoi të ketë shkaktuar vdekjen e Wallace për shkak të drejtimit të rrezikshëm të mjetit.

Albert Matraxhiu
29-vjeçari pranoi një akuzë më të lehtë për shkaktimin e vdekjes së tij nga drejtimi i pakujdesshëm i mjetit.
Por prokurori Ryan Richter tha se kjo ishte “e papranueshme” për Kurorën, e cila bëri thirrje për një gjyq për akuzën e drejtimit të rrezikshëm të mjetit.
Gjykatësi Julian Smith e pranoi këtë duke e shtyre seancën e radhë për më 13 korrik, me akuzën e drejtimit të rrezikshëm të automjetit.
Matraxhiu pranoi akuzën e ngritur ndaj tij, dhe i bashkëpandehuri Erald Paci, 29 vjeç, pranoi të njëjtën akuzë.

Gjykata dëgjoi se si burrat, të dy shtetas shqiptarë, e braktisën makinën pasi ajo goditi z. Wallace, si dhe i morën targat.
Gjykatësi Smith tha: “Këta të dy bënë çmos për t’i shpëtuar përgjegjësisë dhe detyrimeve.
"Ju vendosët të pengoni dhe të prishni hetimet, dhe do të ndëshkoheni."
Të dy burrat janë lënë në paraburgim deri në përfundim të gjyqit.
Z. Wallace, baba i tre fëmijëve, i cili punoi në Medway Towns gjithë jetën e tij si punonjës, u përplas nga një makinë Mercedes pranë kryqëzimit të Gads Hill dhe Waterside Lane.
Ai kishte mbetur mbi automjet, përpara se të gjendej i vdekur në rrugë.
Një postier dhe një banor aty pranë nxituan për ta ndihmuar, dhe një ekip ambulance mbërriti për ta trajtuar, por ai u shpall më vonë i vdekur në vendngjarje./ Kent Online.
© SYRI.net