Jep dorëheqjen drejtori i DVP Dibër, ja kush e zëvendëson përkohësisht

Jep dorëheqjen drejtori i DVP Dibër, ja kush e zëvendëson përkohësisht

13:21, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye familjare. Lajmi u bë i ditur nga vetë Policia e Shtetit, e cila njoftoi se dorëheqja është pranuar dhe se Duka nuk do të vijojë më në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Për të garantuar vijimësinë e punës dhe drejtimin e strukturës vendore të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka caktuar përkohësisht Armir Gjikolajn në detyrën e Drejtorit të DVP Dibër. Gjikolaj do të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e Drejtorit derisa të emërohet një drejtues i ri i përhershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco