Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme, 29 Janar 2025, në Savigliano të Italisë, ku një makinë tip xhip u përplas me një kamion në Rrugën Provinciale 156, duke shkaktuar dy viktima dhe tre të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e fortë kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë, të dy rreth 20 vjeç. Në automjet udhëtonin edhe persona të tjerë, mes tyre një grua që ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin “Santa Croce” në Cuneo, ku po merr trajtim mjekësor.
Tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, shkruan La Reppublica. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
© SYRI.net