Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të ushtruara ndaj shtetasve dhe mjeteve në hyrje/dalje të vendit, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni.
Gjatë kontrollit të detajuar në kamionin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë konstatuan të fshehura 37 steka me paketa cigaresh elektronike, të dyshuara për kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 37 stekat me cigare elektronike, një aparat celular, si dhe kamioni ku ishin fshehur mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net