EMRAT/ Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve, ndërron jetë 60-vjeçari në Fushë Mamurras

EMRAT/ Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve, ndërron jetë 60-vjeçari në Fushë Mamurras

08:40, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou 57 vjeç.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dh.Ndreka dhe G.V.

Po ashtu, është pyetur edhe K.N, 30 vjeç, banues në Thumanë.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.        

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.  

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco