Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E qëlloi 4 herë me thikë, sa tehu iu thy! Prokuroria çon në gjyq Lulzim Meçen

E qëlloi 4 herë me thikë, sa tehu iu thy! Prokuroria çon në gjyq Lulzim Meçen

11:51, 18/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen ndaj Lulzim Muçës, i cili  në qershor të vitit të kaluar tentoi të vriste bashkëfshatarin e tij, Ferit Balkiu.

Muça akuzohet për ‘Vrasja me dashje’ e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 76 e 22 e Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.813 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 09.06.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Çermë Sektor, Njësia Administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë, i pandehuri Lulzim Muça ka goditur katër herë me mjet prerës viktimën Ferit Balkiu duke i shkaktuar këtij të fundit plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të barkut me çarje të zorrës së trashë, të cilat hyjnë në kategorinë e atyre të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre.

“Sulmi ndaj viktimës është ndërprerë dhe nuk është përfunduar për shkak të thyerjes së mjetit prerës gjatë sulmit, tehu së bashku me pjesën fundore është shkëputur tërësisht nga doreza, si dhe për shkak të ndërhyrjes së personave të tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Shkak për këtë ngjarje ka qenë një debat verbal me fyerje reciproke mes të pandehurit dhe viktimës pak minuta para ngjarjes” informoi sot prokuroria e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco