Aksidenti i rëndë tek Ura e Dajlanit/18-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje, ja gjëndja shëndetësore e shoferit e dy kalimtarëve

Aksidenti i rëndë tek Ura e Dajlanit/18-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje, ja gjëndja shëndetësore e shoferit e dy kalimtarëve

07:30, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme më zonën e njohur si Ura e Daljanit.

Blutë bëjnë me dije se veç 18-vjeçares e identifikuar si Vikena Greku që ndërroi jetë në vend dhe shoferi i identifikuar si Arbër Xhaxhaj që u plagos, si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe dy këmbësorë.

Makina e drejtuar nga shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, banues në Fier ka shkatërruar barrierat mbrojtëse dhe ka fluturuar nga Ura e Dajlanit e më pas ka përfunduar tek një biznesh lulesh në hyrje të rrugës “Pavarësia” në zonën e Plazhit.

 

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

LEXO EDHE: Makina ‘fluturon’ nga ura, humb jetën një 18-vjeçare, plagosen shoferi dhe 2 këmbësorë

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja Vikena Greku, 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Arbër Xhaxhaj, si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco