Zjarr në një banesë në Korçë/ Humb jetën nga asfiksia e moshuara - Emri

10:04, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia pas një zjarri në banesën e saj.

Mësohet se një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit, ku si pasojë e tymit 73 vjeçarja Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

E moshuara jetonte e vetme dhe ishte e semurë.

Sipas informacioneve dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara. 

Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendngjarje.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë. 

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. 

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë  dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco