Peqin/ Arrestohet 46-vjeçari për vjedhje, i gjeten armë dhe sende të vjedhura gjatë kontrollit në banesë

Peqin/ Arrestohet 46-vjeçari për vjedhje, i gjeten armë dhe sende të vjedhura gjatë kontrollit në banesë

11:24, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 46-vjeçar është arrestuar në Peqin nga shërbimet e Policisë, pasi është kapur në flagrancë gjatë një tentativi për të vjedhur në një banesë në lagjen "Xhami".

Ai kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, ndërsa pas kontrollit fizik, i janë gjetur mjetet e përdorura për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të vjedhura nga banesa ku ishte kapur.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur një armë gjahu dhe disa sende të tjera të cilat dyshohet se i kishte vjedhur më herët në banesën e shtetases E. T. I arrestuari, A. R, është një person me precedentë të mëparshëm për vjedhje.

Mjeti (darë) që përdorte për vjedhje dhe sendet e vjedhura janë sekuestruar si prova materiale.

Policia ka nisur hetimet dhe materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Elbasanit.

Peqin

Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. 

Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende.  

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në lagjen “Xhami”, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në adresën e dhënë, për verifikimin e rastit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë në banesën e shtetases E. T., ku kishte hyrë për të vjedhur dhe u arrestua shtetasi:   

A. R, 46 vjeç, banues në lagjen "Xhami", i dënuar më parë për vjedhje.     

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, para një kohe të shkurtër nga kapja në flagrancë, ka vjedhur një armë gjahu dhe disa sende në banesën e shtetases E. T. 

Mjeti (darë) që dyshohet se i arrestuari e përdorte për të kryer vjedhjet dhe sendet e vjedhura të cilat u gjetën në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco