VIDEO/ KAOS NË DURRËS/ Përmbyten rrugët e qytetit, uji vërshon në pallate e biznese...

08:16, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Situata paraqitet veçanërisht problematike në kryqëzimet kryesore, ku uji ka mbuluar plotësisht rrugët dhe trotuaret. Si pasojë, lëvizja në qytet është rënduar ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit.

Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët. Qytetarët raportojnë se kanalizimet nuk kanë përballuar sasinë e reshjeve, duke përkeqësuar situatën.

Sipas banorëve të qytetit bregdetar, kjo situatë është më e rënduar, ndërsa raportojnë se hidrofori i ri është difektoz dhe se tubat e thithjes janë vendosur më lartë se i vjetri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco