SYRI TV/ Shembet rruga në aksin Ura e Shtrenjtë–Prekal, Bardeli: Jeta e banorëve në rrezik

17:13, 03/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët në zonën e Dukagjinit kanë mbetur të bllokuar për shkak të shembjes së rrugës në aksin Ura e Shtrenjtë–Prekal. Deputetja e PD, Greta Bardeli, e cila ka inspektuar zonën, deklaroi se banorët janë në rrezik dhe kanë nevojë për ndihmë urgjente.

SYRI TV

Banorët shprehen të revoltuar se shembja e rrugës ka bllokuar disa zona dhe hedhin kritika ndaj shtetit.

Në terren ishte edhe deputetja e PD, Greta Bardeli, e cila hodhi akuza duke thënë se zona e Dukagjinit është tashmë e bllokuar dhe njerëzit kanë nevojë urgjente për ndërhyrjen e shtetit. Bardeli tha se rrezikohet jeta e banorëve dhe u bëri thirrje që të reagojnë me protesta.

Ende nuk dihet se kur do të ndërhyhet në këtë rrugë, ndërkohë banorët do të vijojnë të jenë të bllokuar, pasi lëvizja me automjete është e pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco