SYRI TV
Banorët e Orikumit, një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku Llogara Xhebro mbyti bashkëshorten e tij Sose Xhebro, dhe më pas vrau veten, shprehen se janë të shokuar nga ngjarja që tronditi jo vetëm zonën, por dhe opinionin publik.
Ata thonë se, çifti njihej si njerëz të qetë dhe të respektuar në komunitet, ndërsa shprehen se burri ishte xheloz për gruan e tij.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Orikum, ku Llogara Xhebro ka mbytur bashkëshorten e tij Sose Xhebro dhe më pas me armë zjarri ka vrarë veten, ka tronditur banorët e zonës. Ata shprehen se u shokuan dhe u tronditën nga ngjarja e rëndë, ndërsa dyshojnë se xhelozia ka qenë një nga shkaqet kryesore që ka çuar në këtë akt të rëndë
Banorët dyshojnë se xhelozia ka qenë një nga shkaqet kryesore që ka çuar në këtë akt të rëndë, duke e cilësuar ngjarjen si të papritur dhe të dhimbshme për gjithë komunitetin.
© SYRI.net