Kaos në rrugët kombëtare: dështim i përsëritur institucional edhe në ditët e para të vitit 2026

Kaos në rrugët kombëtare: dështim i përsëritur institucional edhe në ditët e para të vitit 2026

22:33, 02/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dita e sotme shënoi edhe një herë dështimin e institucioneve shtetërore për të garantuar sigurinë minimale në rrugët kombëtare të vendit. Reshjet e dëborës dhe ngricat, të paralajmëruara prej ditësh, e gjetën Shqipërinë të papërgatitur, ndërsa pasojat ranë drejtpërdrejt mbi qytetarët.

Rruga e Kombit u shndërrua në një zonë kaosi, ku dhjetëra aksidente u regjistruan për shkak të mungesës së kripës dhe papërgjegjshmërisë së autoriteteve përgjegjëse. Automjete të bllokuara, drejtues të frikësuar dhe mungesë totale koordinimi – kjo ishte panorama në një nga akset më të rëndësishme të vendit.

LEXO EDHE: VIDEO-SYRI TV/ Rruga e kombit si ‘varrezë makinash’, 15 makina përfshihen në disa aksidente

Situata nuk ishte më e mirë as në juglindje. Aksi Elbasan–Përrenjas mbeti i bllokuar për rreth 12 orë, duke izoluar qindra qytetarë, përfshirë familje dhe mjete transporti, pa informacion dhe pa ndihmë në kohë. Në një vend normal, një bllokim i tillë do të përbënte emergjencë kombëtare. Në Shqipëri, u trajtua si një problem i zakonshëm dimri.

Qeveria, e cila çdo vit premton masa parandaluese dhe gatishmëri për sezonin e ftohtë, dështoi sërish të provojë se këto premtime janë më shumë se fjalë. Mungesa e kripës, e mjeteve pastruese dhe e reagimit të shpejtë nuk mund të justifikohet me “mot të papritur”, pasi dimri nuk vjen asnjëherë pa paralajmërim.

LEXO EDHE: VIDEO/ Trafik kilometrik në Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë bllokohen, temperaturat zbresin nën zero

Ndërsa qytetarët përballen me rrezik real për jetën, përgjegjësia politike mbetet pa adresë. Edi Rama po lufton me thonj të mbajë në detyrë një nga përgjegjësit kryesor të kaosit në rrugët e vendit për shkak të abuzimeve miliardëshe.

LEXO EDHE: VIDEO/ Rreth 200 makina të bllokuara nga dëbora nga Buni i Bajraktarit në Koplik

Dhe pyetja që shtrohet sot është e thjeshtë: sa aksidente dhe sa orë izolimi duhen që institucionet të mbajnë përgjegjësi reale?

Derisa kjo pyetje të marrë përgjigje, rrugët do të vazhdojnë të jenë kurthe, dhe dimri – një provë që shteti vazhdon ta humbasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco