VIDEO-SYRI TV/ Krimi i rëndë/ 50-vjeçari vrau gruan me dhunë në banesë, i dha fund jetës në garazh...

14:20, 02/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Llogora Xhebroj, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, gruaja është dërguar në spital, ndërsa bashkëshorti i saj, Soso Xhebroj, është kthyer më pas në banesën e tyre, ku i ka dhënë fund jetës me pistoletë.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj tragjedie familjare, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë: 

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco