Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.
Dhe dy persona të tjerë janë plagosur e dyshohet se janë në gjendje kritike për jetën.
Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilët më pas u morën me ambulancë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net