Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në Tiranë, rreth orës 11:30 të natës. Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të plagosur. Megjithatë, përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha në mjetet e përfshira, duke krijuar edhe vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonë.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
© SYRI.net