Foto ilustruese
Një situatë e pazakontë është krijuar gjatë këtij mëngjesi në Korçë.
Janë krijuar radhë kilometrike makinash në rrugë hyrje të qytetit.
Mjetet janë bllokuar tek rruga që ka punime sa kalon Mirakën.
Sipas njoftimeve nga terreni rruga ka ngrirë nga temperaturat e ulëta të natës dhe mjetet po rrëshqisnin njëra pas tjetrës.
Ndërkohë nuk ka asnjë ndërhyrje nga pushteti lokal apo qendror për të stabilizuar situatën e rrezikshme.
© SYRI.net