Aksidenti tragjik i orëve të para të mëngjesit të 2026-ës, ku humbën jetën 3 persona ka tronditur opinionin publik.
Në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar vdekjen e Klejdi Myftarit Anxhelo Ruçit dhe Martin Dulajt dhe plagosjen rëndë të Arsida Demiri,19 vjeçe e cila ishte e fejuara e Martinit.
Për këtë aksident ka reaguar edhe aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Deivis Myslymi, i cili ishte miq me dy nga viktimat.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, aktori shkruan: “Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një “pse” që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”.

© SYRI.net