Aksident i rëndë në Peqin–Rrogozhinë, tre persona të plagosur

Aksident i rëndë në Peqin–Rrogozhinë, tre persona të plagosur

10:27, 01/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi rreth orës 10:05 të ditës së sotme, e cila shënon edhe ditën e parë të vitit, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete u përplasën në fshatin Karinë të Peqinit.

Për pasojë, të dy mjetet u dëmtuan rëndë, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur rëndë. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme. Qarkullimi në këtë segment rrugor është përballur me vështirësi të përkohshme, ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco