Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar si pasojë e përdorimit të fishekzjarrëve, të gjithë pa rrezik për jetën. Ndër ta, një e mitur 13-vjeçare ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në zonën e Vaqarrit.
Raportimet nga terreni të gazetarëve të Syri-t tregojnë shpërndarjen sipas qyteteve: 16 raste në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë. Autoritetet kanë apeluar për kujdes maksimal gjatë përdorimit të fishekzjarrëve dhe për respektimin e masave të sigurisë.
© SYRI.net