Një 41-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare Kapshticë pasi dyshohet se ka ndihmuar një shtetase të kalojë kufirin ilegalisht nga Shqipëria në Greqi. Ngjarja u regjistrua gjatë kontrolleve intensive në kufi, ku u evidentua se i ndaluari ishte në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet e rastit janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
SPKM Kapshticë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.
Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet të ketë ndihmuar një shtetase për të kaluar kufirin ilegalisht nga Shqipëria në Greqi.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Ponçar, Devoll, një 41-vjeçar që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVKM Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" pasi dyshohet se ka ndihmuar një shtetase për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, nga Shqipëria për në Greqi.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit E. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net