Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov dhe terrorizonte qytetarët, arrestohet i riu në Kurbin

Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov dhe terrorizonte qytetarët, arrestohet i riu në Kurbin

11:06, 31/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se në gjendje të dehur lëvizte i armatosur, ndërsa thyente xhama makinash dhe lokalesh.

Ngjarja ka ndodhur në Kurbin.  Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Adrian Gjoka.

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandaloi ngjarje të mundshme kriminale.

Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve policore, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit se një shtetas i armatosur lëvizte me armë zjarri automatike në dorë, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të këtij operacioni, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte i armatosur, kërcënoi disa qytetarë, theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali me qytën e kallashnikovit.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco