Gruaja e kushëririt të Rushan Selkos, autorit të përdhunimit të një 12-vjeçarjeje në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë dhe tashmë është rreth 22 javëshe, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë.
Zybe Selko është shprehur se nuk kishte dëgjuar fjalë të këqija për të dhe se për ngjarjen nuk kishte informacion. Sipas saj, Rushan Selka është familjar, baba i 4 vajzave dhe është edhe gjysh i disa nipërve mbesave.
“Ai person është i mire nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire ne fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare.
Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, ka thënë ajo.
© SYRI.net