FOTO/ Ky është i moshuari i prangosur për përdhunimin dhe shtatzëninë e 12 vjeçares

FOTO/ Ky është i moshuari i prangosur për përdhunimin dhe shtatzëninë e 12 vjeçares

21:48, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Personi në foto është Rushan Selkos, i akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçarje në fshatin Piskupat të Pogradecit.

E mitura është zbuluar se ishte shtatzënë 22 javëshe dhe kjo është zbuluar pas një vizite në spitalin e Korçës.

Sipas të dhënave, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga Selko, rreth 70 vjeç, njohje familjare me familjen e të miturës.

Vajza nga fshati Piskupat i Pogradecit dyshohet se është përdhunuar nga i moshuari në banesën e tij.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim.

Mësohet se Rushan Selko e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco