E mitura ngeli shtatzënë nga përdhunimi, familjarët tregojnë se kishin miqësi me të moshuarin

E mitura ngeli shtatzënë nga përdhunimi, familjarët tregojnë se kishin miqësi me të moshuarin

21:24, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vazhdojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Rushan Selko, 70-vjeç nga ky fshat është vënë në pranga nga policia, pasi një vajzë 12 vjeçe ka rezultuar shtatzënë dhe më pas në praninë e psikologëve, e mitura ka treguar se ishte përdhunuar nga i moshuari.

Nga komunikimi jashtë kamerave i gazetares së SYRI TV me familjarët e të miturës, ata janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njeri tjetrit.

Ndër të tjera, ata nuk kanë pasur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje sepse kishin marrëdhënie korrekte mes dy familjeve

Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur

Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra tjetrën dhe familjarët e lejonin që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco