Korçë/ Aksident në zonën e 'Leshpunueses', përplaset makina me motor

19:10, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, në afërsi të zonës së njohur si 'Leshpunuesja'. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco