Gjykata e Tiranës caktoi arrest në shtëpi për drejtoreshën e Politikave të Migracionit në Ministrinë e Brendshme Alma Bime. Sipas Prokurorisë zyrtarja kanosi përmes mesazheve ish-bashkëjetuesin e saj Mariglen Tomorrin si dhe dyshohet se ka djegur disa orendi shtëpiake në banesën e këtij të fundit, konkretisht në ambientet ku qëndronte një shtetas i huaj që shërbente në banesën e tij. Kujtojmë se Tomorri është arrestuar në shtator të këtij viti pikërisht për dhunimin e Bimes
Nga Syri TV
Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në shtëpi për Alma Bime, drejtoreshë për Politikat e Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme për kanosje.
Ajo u arrestua nga Shërbimet e Komisariatit nr. 4 me iniciativë pasi dyshohet se ka kanosur me mesazhe ish-bashkëjetuesin e saj Mariglen Tomorrin.
Po ashtu, në një tjetër episod, sipas të dhënave nga policia, ajo dyshohet se ka djegur orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, pranë rrugës “Hysen Gjura” në Kinostudio. Në këto ambiente të banesës qëndronte një shtetas i huaj që shërbente si mirëmbajtës pranë kësaj banese.
Alma Bime mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme prej disa vitesh.
Ndërkohë, në shtator të këtij viti, Policia e Tiranës ka arrestuar ish-bashkëjetuesin e saj Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), pasi ai u dyshua se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime. Ishte kjo e fundit që kallëzoi rastin në polici.
Aktualisht ministre e Brendshme është Albana Koçiu.
© SYRI.net